Futboll

Ballkani e fiton derbin e qytetit

Ballkani

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij viti. 
Ballkani të dielën e mposhti Suharekën me rezultatin 2:0. 

Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Lindon Emërllahu shënoi gol të bukur nga distanca për 1:0 në minutën e 11-të.
Për 2:0 ka realizuar Bleart Tolaj nga afërsia në minutën e 70-të. 
Ballkani është në pozitën e dytë me 33 pikë. 

Suhareka ka 25 pikë dhe është në vendin e pestë.
 

Lexo përditësimet tjera
Ballkani

Drita me shumë mund e mposht Feronikelin 74, Ballkani triumfon në derbin e qytetit