Ballkani e ka bërë hapin e madh drejt finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ishte mysafir i rivalit lokal, Suharekës, dhe fitoi 1:0.
Ballkani golin e fitores e shënoi në minutën e 89-të me Marsel Ismajlgecin.
Ismajlgeci në minutën e 90-të gjuajti fuqishëm nga distanca dhe e mposhti portierin kundërshtar.
Suhareka është skuadra e vetme e mbetur në garë nga kategoria e dytë e futbollit kosovar.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 17 prill, në të njëjtin stadium.
Ballkani në epërsi të vonshme ndaj Suharekës
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Suharekës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj Suharekës.
Shënues i golit për 1:0 ishte Marsel Ismajlgeci. Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 90-të të ndeshjes.
Ballkani është në cilësinë e mysafirit në ndeshjen e parë që po luhet në stadiumin me bar sintetik në Suharekë.