Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, të hënën mbrëma ka prezantuar mbrojtësin e djathtë, Merlind Kodra. Ai është 19-vjeçar dhe deri më tani është zhvilluar te Grasshopperi i Zvicrës.
Me Ballkanin, Merlindi ka firmosur për pesë vjet.
Armend Thaqi ishte i padiskutueshëm në pozitën e mbrojtësit të djathtë te Ballkani, prej se kjo skuadër nisi dominimin në futbollin kosovar.
Por Thaqi është transferuar në Rumani dhe suharekasit kanë vepruar për të mbuluar boshllëkun e krijuar.
Kodra ka luajtur për U17 dhe U19 të Kosovës.