Futboll

Balliu vendimtar në fitoren e Vallecanos

Ivan Balliu

Ivan Balliu ka qenë vendimtar në fitoren e Rayo Vallecanos, në ndeshjen e xhiros së 32-të të La Ligas. 

Balliu dhe Vallecano të shtunën gjatë ditës mposhtën në shtëpi Osasunan me rezultatin 2:1. 

Mbrojtësi 32-vjeçar i Shqipërisë asistoi në golin për 2:1 në minutën e 84-t. 

Ishte asistimi i tij i parë në edicionin aktual të elitës së futbollit spanjoll.

Vallecano është në ecuri prej katër ndeshjeve rresht pa disfatë dhe i shmanget edhe më shumë rënies nga elita. 

Osasuna e pësoi disfatën e dytë rresht dhe aktualisht zë vendin e 11-të me 39 pikë.