Nedim Bajrami ka shënuar gol për Rangersin të dielën në finale të Kupës së Ligës së Skocisë.
Rangersi megjithatë pësoi nga Celticu.
Ndeshja u vendos në penallti, kurse Celticu fitoi 5:4 në goditjet nga pika e bardhë.
Pas 90 minutave lojë në derbin më të madh skocez, rezultati ishte 3:3. Në vazhdime nuk u shënuan gola, ndërsa lojtarët e Celticut ishin të saktë në goditjet nga pika e bardhë. Rangersi e pati një penallti të pakonkretizuar dhe ajo vendosi në fund.
Bajrami shënoi për 1:0 në minutën e 41-të. Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 86-të.
Goli i Nedim Bajramit [VIDEO]
🇦🇱#PremierSportsCuppic.twitter.com/BQHK9Uro5A
— Rangers Football Club (@RangersFC) December 15, 2024