Futboll

Bajrami shënon gol në fitoren e thellë të Rangersit

Nedim Bajrami - Rangers

Rangersi fitoi 4:2 në udhëtim te Kilmarnocku në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Skocisë të mërkurën mbrëma. 

Kontribut në këtë fitore dha edhe Nedim Bajrami që e shënoi golin e katërt të ekipit të tij, pesë minuta para fundit. 

Bajrami në lojë hyri në minutën e 78-të. 

Ai ka dy gola e një asistim në elitën skoceze. 

Rangersi në vendin e dytë ka 59 pikë. 

Celticu në vendin e parë ka 72 pikë.