Futboll

Bajrami shënon pas 55 sekondave në fitoren e Rangersit

Nedim Bajrami

(Artikull i përditësuar) - Pas golit në sekondën e 23-të me fanellën e Shqipërisë në Evropianin “Gjermania 2024” kundër Italisë, Nedim Bajrami të enjten ka shënuar një tjetër gol të shpejtë.

Ai shënoi në sekondën e 55-të në ndeshjen që Rangers e fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Malmos në Ligën e Evropës. Ndeshja Malmo – Rangers i takoi xhiros së parë të fazës së ligës në garën e dytë kontinentale.

Golin e dytë për skuadrën skoceze e shënoi Ross McCausland në minutën e 76-të. 

Bajrami luajti deri në minutën e 84-t për Rangersin.