Futboll

Bajrami debuton me fitore te Rangersi

Nedim Bajrami

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka debutuar me fitore te skuadra e Rangersit. 

Të dielën, Rangersi e mposhti si mysafire Dundee Unitedin me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi javës së pestë të elitës së futbollit skocez. Bajrami luajti nga pjesa e dytë, ndërsa në minutën e 93-të u ndëshkua me karton të verdhë. 

Golin e fitores për Rangersin e shënoi Tom Lawrence në minutën e shtatë të ndeshjes. 

Bajrami në klubin nga Skocia u transferua në afatin kalimtar të verës nga Sassuolo për katër milionë euro.