Futboll

Babai i Yamalit flet pas therjes me thikë

Babai i yllit spanjoll Lamine Yamal, Mounir Nasraoui

Babai i yllit spanjoll Lamine Yamal, Mounir Nasraoui ka folur për herë të parë pas therjes me thikë.

Pasditen e së enjtes ai publikoi një mesazh në Instagram. 

“Faleminderit të gjithëve për inkurajimin, tani po ndihem më mirë. Një përqafim i madh për të gjithë ju”, ka shkruar Nasraoui. 

Nasrouai 36-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital të mërkurën mbrëma pasi ishte goditur me thikë në gjoks dhe brinjë në lagjen Rocafonda në Mataro në veri të Barcelonës. 

Policët kanë konfirmuar se tre të arrestuarit ishin të përfshirë në një incident më herët ku Mounir ishte filmuar duke u konfrontuar në rrugë me disa persona pasi ishte hedhur ujë në drejtim të tij nga një ballkon. 

Ai u filmua duke u larguar nga një punonjës i policisë, pasi u konfrontua me disa persona. 

Motivet e therjes me thikë mbesin të paqarta, por marokenët që jetojnë në lagjen ku u rrit Lamine Yamal publikisht kanë shprehur pakënaqësinë se ai zgjodhi të luante për Spanjën e jo për Marokun ku ishte lindur babai i tij. 

Nëna e Lamines është nga Guine Ekuatoriale.