Futboll

Avdijaj shpallet më i miri i javës së fundit në Austri

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën e Austrisë. Sulmuesi i Harbergut shënoi një gol në fitoren 3:0 ndaj Rapid Vjenës, ndërsa u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë në kuadër të xhiros së 32-të.

Ai mori 53 për qind të votave në votimin e hapur nga sajti i njohur austriak “Laola”. Pas vetes la futbollistin e Sturm Grazit, Gregory Wuthrich.

Në 25 ndeshje në Bundesligën austriake, Avdijaj ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

Hartbergu ka siguruar vendin e katërt me 28 pikë, pozitë që siguron kualifikimet e Ligës së Evropës. Avdijaj është prej lojtarëve potencial për t’u kthyer te Kosova për grumbullimin e qershorit.