Sulmuesi Donis Avdijaj ka shkëlqyer të martën mbrëma. Ai kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e Hartbergut ndaj Grazerit me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës së Austrisë.
Avdijaj fillimisht asistoi në golin e parë të shënuar nga kroati, Patrik Mijiq në minutën e 59-të, derisa shënoi golin për 2:0 në minutën e 70-të. Avdijaj u zëvendësua në minutën e 84-t.
Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë deri tash në Bundesligë. Ka shtatë gola e gjashtë asistime për Kupë të Austrisë. Hartbergu në finale të Kupës më 1 maj luan kundër Wolfsbergerit.
Hartbergu po lufton për dalje në Evropë.