Futboll

Avdijaj shënon në rikthim pas suspendimit

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj ka shënuar gol në rikthimin e tij pasi ishte i suspenduar në dy ndeshjet e kaluara për shkak të kartonit të kuq.

Avdijaj të dielën realizoi gol në disfatën e Hartbergut në shtëpi nga Sturm Grazi me rezultatin 3:1.

Avdijaj, që tani ka shtatë gola në Bundesligën austriake, e shënoi golin për 2:1 në minutën e 73-të, në ndeshjen e xhiros së 26-të.

Hartbergu është në grupin që po lufton për titull kampioni, por aktualisht ka 18 pikë në vendin e gjashtë.

Liderë janë Salzburgu dhe Sturm Grazi me nga 32 pikë.

Avdijaj e kompletoi këtë ballafaqim.