Futboll

Avdijaj shënon “hat-trick” në ndeshjen për Kupë

Donis Avdijaj

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj ka shkëlqyer në ndeshjen për Kupë të Austrisë. Avdijaj shënoi “hat-trick” në fitoren e thellë 6:0 të Hartbergut ndaj Lafnitzit. 

Ai po ashtu kontribuoi edhe me një asistim në ndeshjen që u zhvillua të martën, në kuadër të raundit të dytë të Kupës së Austrisë. 

Avdijaj golin e parë e shënoi në minutën e tretë kurse të dytin në minutën e 74-t. “Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 88-të. 

Asistoi për golin e tretë të shënuar të Hartbergut në minutën e 44-t.