Futboll

Avdijaj shënon gol në humbjen e Hartbergut

Donis Avdijaj

Mesfushori kosovar Donis Avdijaj ka shënuar gol në disfatën e thellë të Hartbergut. Skuadra e Salzburgut të dielën ka arritur një fitore të thellë 5:1, ndaj Hartbergut, në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës austriake.

Avdijaj golin e vetëm për Hartbergun e shënoi në minutën e 41-të.

Ky ishte goli i 11-të i Avdiajt këtë edicion. Avdijaj kompletoi ndeshjen te Hartbergu. Salzburgu me fitore renditet ne pozitën e dytë me 39 pikë të grumbulluara. Hartbergu është në vend të pestë me 25 pikë pestë me 25 pikë.