Futboll

Avdijaj planifikon kthimin në Gjermani

Donis Avdijaj

Sulmuesi kosovar Donis Avdijaj, do të largohet gjatë verës nga skuadra elitare e Austrisë, Hartberg. Kështu ka njoftuar të enjten “Sky”. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me skuadrën e Bundesligës austriake të futbollit. Sipas “Sky”, ish-sulmuesi i Schalkes, planifikon kthimin në Gjerman.

Mund të kthehet te Schalke. Por, interesim kanë shprehur edhe skuadra e Kategorisë së Dytë angleze, Hull City dhe klubi i MLS-së, Orlando City.

“Nuk e kam menduar ende të ardhmen, sepse kemi ndeshje shumë të rëndësishme. Unë jam në kontakt me menaxherin tim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë", ka thënë Avdijaj.

Sulmuesi 28-vjeçar ka ndërruar shumë skuadra pas largimit nga Schalke në vitin 2018. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Kosovën. Ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje.