Futboll

Avdijaj me golin më të bukur të xhiros në Austri

Donis Avdijaj

Goli i shënuar nga Donis Avdijaj i Hartbergut kundër Salzburgut në fundjavë është zgjedhur më i bukuri i xhiros së 31-të në elitën e futbollit austriak. 

Avdijaj në minutën e 41-të, realizoi me gjuajtje të saktë për 2:1. 

Por, skuadra e tij u mposht thellë 5:1 nga skuadra e madhe austriake. 

Megjithatë, futbollisti kosovar mori 44 për qind të votave nga lexuesit e mediumit “Sky” të Austrisë. 

Ai mposhti konkurrencën e Otar Kiteishvilit, Samson Tijanit, Yadaly Diabyt dhe Sekou Koitas. 

Avdijaj ka 11 gola e katër asistime në edicionin aktual të Bundesligës së Austrisë.