Futboll

Avdijaj kontribuon me asistim në fitoren e Hartbergut

Donis Avdijaj

Sulmuesi Donis Avdijaj ka kontribuar me asistim në fitoren e Hartbergut të shtunën. Hartbergu si mysafir e mposhti Wolfsbergerin me rezultatin 3:2 në kuadër të xhiros së nëntë të elitës së futbollit austriak.

Avdijaj asistoi te goli i parë që e shënoi Patrik Mijiq në minutën e 11-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

Këtë edicion, 28-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.