Futboll

Avdijaj e mbyll me gol sezonin në Austri

Donis Avdijaj

Donis Avdijaj e ka mbyllur me gol sezonin në Bundesligën e Austrisë. Avdijaj i shënoi gol edhe skuadrës së Rapid Vjenës të dielën.

Avdijaj shënoi golin e parë në minutën e 25-të në fitoren e Hartbergut me rezultat, 3:0. Avdijaj kompletoi takimin, ndërsa ishte ndër më të mirët në fushë. 

Në 25 ndeshje në Bundesligën austriake, Avdijaj ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë. Hartbegrgu ka siguruar vendin e katërt me 28 pikë, pozitë që siguron kualifikimet e Ligës së Evropës.