Futboll

Rrahmani shënon autogol, Napoli mposhtet

Amir Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pafat pasi realizoi autogol të dielën pasdite në disfatën që e pësoi Napoli. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, u mposht në udhëtim nga Como me rezultatin 2:1. 
Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të Serie A. 

Rrahmani realizoi në portën e tij në minutën e shtatë.  Dhjetë minuta më pas sulmuesi italian, Giacomo Raspadori, i barazoi shifrat në 1:1.  Assane Diao në minutën e 77-të e realizoi golin e fitores për skuadrën e Comos.  Rrahmani e kompletoi ndeshjen kurse në bankën e rezervistëve ishte Luis Hasa.

Mërgim Vojvoda ka debutuar te Como. Në lojë u inkuadrua në minutën e 91-të.

Napoli me disfatën që e pësoi ka rënë në pozitën e dytë me 56 pikë.  Tashmë lider është Interi me një pikë më shumë.  Como është në mesin e tabelës me 28 pikë.
 

 

Autogol i Rrahmanit, Napoli në disavantazh

 

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll Amir Rrahmani ka realizuar autogol, ndërsa Napoli është duke pësuar 1:0 nga Como në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A së Italisë. 

Rrahmani realizoi në portën e tij në minutën e shtatë.

Te Como në bankë rezervë është Mërgim Vojvoda, ndërsa te Napoli, Luis Hasa.