Mbrojtësi kosovar i Sionit, Kreshnik Hajrizi, ka shënuar autogol në ndeshjen ndaj Luzernit të dielën pasdite. Luzerni fitoi ndeshjen kundër Sionit 2:1 të dielën pasdite, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Zvicrës. Hajrizi autogolin e shënoi në minutën e 58-të.
Hajrizi kompletoi takimin, ashtu si edhe Benjamin Kololli. Te Sioni nga minuta e 76-të u paraqit edhe Pajtim Kasami.
Ismajl Beka dhe Donat Rrudhani i munguan Luzernit shkaku lëndimeve.
Luzerni ka 42 pikë sa kanë edhe Baseli dhe Lugano.
Sioni zë vendin e nëntë me 30 pikë.