Futboll

Autogol i Gjimshitit në disfatën e thellë të Atalantas

Berat Gjimshiti

(22:50) - Berat Gjimshiti ka shënuar autogol në disfatën e thellë të cilën e pësoi të premten mbrëma me Atalantan. 

Fituesja e Ligës së Evropës u mposht 4:0 në “Giuseppe Meazza”, në ndeshjen e xhiros së tretë. 

Kapiteni i Shqipërisë shënoi autogol në minutën e tretë. 

Shtatë minuta më vonë, Nicolo Barella realizoi supergol për 2:0. 

Në pjesën e dytë, Marcus Thuram i shënoi edhe dy gola tjerë për vendësit. 

Kristjan Asllani luajti tek Interi nga minuta e 61-të, ndërsa Gjimshiti e kompletoi ndeshjen. 

Interi pas tri ndeshjeve bashkë me Torinon e ndanë vendin e parë me nga shtatë pikë. 

Po të premten, Mërgim Vojvoda fitoi me Torinon 1:0 në udhëtim te Venezia. 

Vojvoda luajti deri në minutën e 77-të. 

Golin e fitores e shënoi Saul Coco, katër minuta para fundit.

Gjimshiti i pafat, shënon autogol

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka shënuar autogol në ndeshjen ndaj Interit të premten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së tretë të Serie A. 

Gjimshiti në minutën e tretë, në tentim për ta devijuar harkimin e Marcus Thuramit, e shtyu topin gabimisht në rrjetën e portës së vet. 

Nicolo Barella shtatë minuta më vonë realizoi supergol me gjuajtje të fuqishme nga distanca për 2:0. 
Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë në “Giuseppe Meazza”.