Futboll

Austria afër avancimit në Ligën A

Austria

Përfaqësuesja e Austrisë e ka bërë hapin e radhës drejt avancimit në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Në Kazakistan, përfaqësuesja austriake të enjten mbrëma fitoi pikët e plota pas triumfit 2:0.

Christoph Baumgartner në minutën e 15-të dhe Michael Gregoritsch në minutën e 25-të, ia siguruan fitoren Austrisë në Almaty.

Vendësit mbetën me 10 lojtarë nga minuta e 23-të, kur me të kuq u përjashtua Aleksandr Marochkin.

Ekipi i drejtuar nga Ralf Rangnick të dielën e luan ndeshjen vendimtare me Slloveninë në Vjenë.

Austria do të avanconte në Ligën A nëse fiton ndaj Sllovenisë.

Në Grupin B3, Austria ka 10 pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Kazakistani ka një pikë.