Augsburgu të shtunën nga ora 15:30 do të luajë ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane.
Augsburgu është në mesin e tabelës me 35 pikë pas 25 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Wolfsburgu ka 38 pikë afër zonës që dërgon në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Augsburgu të premten ka shkruar në faqen zyrtare se ky ballafaqim do të jetë i veçantë për disa lojtarë dhe ka rreshtuar disa arsye.
Në mesin e atyre futbollistëve është edhe Elvis Rexhbeçaj, mesfushori i Kosovës.
“Elvis Rexhbeçaj ka qenë pjesë e Wolfsburgut dhe ka luajtur 32 ndeshje për këtë skuadër në Bundesligë”, ka shkruar Augsburgu.
Rexhbeçaj në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe e ka një asistim në 23 paraqitje në të gjitha garat.
Në Gjermani ka luajtur edhe për Bochumin e Kolnin.