Mesfushori me tipare defensive, Elvis Rexhbeçaj, ishte sërish zëvendësues te skuadra e Augsburgut. Për Rexhbeçajn kjo ishte ndeshja e dytë rresht që inkuadrohet nga pjesa e dytë.
Rexhbeçaj në xhiron e kaluar luajti vetëm 30 minuta ndaj Bayern Munchenit.
Reprezentuesi i Kosovës, Rexhbeçaj, edhe të shtunën pasdite nuk startoi nga minuta e parë në fitoren e Augsburgut.
Augsburgu e mposhti 2:1 Bochumin në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së 29-të të Bundesligës gjermane.
27-vjeçari Rexhbeçaj ndaj Bochumit luajti nga minuta e 55-të. Ai e zëvendësoi Kristijan Jakiqin që u lëndua.
Golat për mysafirët i realizuan Samuel Essende dhe Mert Komur.
Ndërkohë golin e vetëm të vendësve e shënoi Philipp Hofmann.
Tek Augsburgu në bankën e rezervistëve ishte qendërsulmuesi, Mërgim Berisha.
Augsburgu ka 42 pikë në mesin e tabelës.
Bochumi është në pozitën e parafundit me 20 pikë. Rrezikon rënien nga liga.