Atletico Madridi nuk ka lejuar befasi. Të enjten mbrëma mposhti Rayo Vallecanon me rezultat 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 33-të të Ligas spanjolle.
Alexander Sorloth në minutën e tretë, Conor Gallagher në minutën e 45-të dhe Jualian Alvarez në minutën e 77-të, shënuan golat e fitores për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone.
Te Rayo Vallecano në bankën e rezervistëve mbeti futbollisti i Shqipërisë, Ivan Balliu.
Atletico ka mbetur prapa në garën për titull. Zë vendin e tretë me 66 pikë. Barcelona është lidere me 76 pikë, kurse Real Madridi në pozitën e dytë me 72 pikë.
Rayo Vallecano zë vendin e 11-të me 41 pikë.
Kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të edicionit aktual.