Atletico Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen me Espanyolin në xhiron e 29-të të La Ligas, duke mbetur prapa në garën për titull kampioni në Spanjë.
Pas dy humbjeve rresht në ligë, tash është ndeshja e tretë pa bilanc të plotë për ekipin nga Madridi.
Cesar Azpilicueta realizoi golin e vetëm tek Atletico, ndërsa tek Espanyoli shënoi Javi Puado.
Tek Espanyoli u paraqit Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar e kompletoi ndeshjen e u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 21-të.
Pas 29 ndeshjes, Atletico Madrid mbetet në vend të tretë me 57 pikë. Barcelona dhe Reali kanë nga një ndeshje më pak të luajtur, por Barça prin me 63 pikë e Reali është i dyti me 60.
Espanyol është i 15-i me 29 pikë.