Skuadra e Osasunas e ka mposhtur me rezultat të thellë 4:1 të dielën Atletico Madridin. Ndeshja i takoi javës së parafundit të kampionatit spanjoll.
Për 1:0 realizoi Raul Garcia në minutën e 26-të pas asistimit të mbrojtësit Alejandro Catena. Spanjolli Aimar Oroz e shënoi golin e dytë për Osasunan në minutën e 52-të. Tre minuta më pas, Alvaro Morata ngushtoi epërsinë në 2:1.
Atletico Madridi nuk shënoi më, ndërsa Osasuna i realizoi edhe dy të tjerë.
Raul Garcia e shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Osasunan në minutën e 64-të, kurse mesfushori Lucas Torro realizoi për 4:1 në minutën e 88-të.
Atletico është në vend të katërt me 73 pikë, kurse Osasuna renditet në pozitën e 11-të me 44 pikë të fituara.