Me fitore të thellë 5:0 ndaj Getafes, Atletico Madridi e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Ndeshja Atletico – Getafe u zhvillua të martën.
Dy golat e parë i shënoi Giuliano Simeone, në minutën e tetë dhe 17-të, kurse Samuel Lino në minutën e 42-të shënoi golin e tretë, derisa për 4:0 në minutën e 78-të realizoi Angel Correa.
Për 5:0 në minutën e 86-të shënoi Alexander Sorloth.