Braziliani Samuel Lino dhe Reinildo Mandava ia kanë siguruar fitoren e fundit këtë edicion skuadrës së Atletico Madridit në La Liga.
Të shtunën, Atletico Madridi shënoi fitore me rezultatin 2:0 në udhëtim te Real Sociedadi.
Golin e parë në ndeshje Lino e shënoi në minutën e nëntë, kurse Mandava e realizoi golin e dytë në minutën e 94-t të ndeshjes.
Atletico Madridi e ka mbyllur edicionin në vendin e katërt me 76 pikë. Real Sociedadi nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Evropës pasi e ka siguruar vendin e gjashtë në tabelë me 60 pikë të fituara.