Atletico Madridit e ka deklasuar Sparta Pragë në ndeshjen e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Të martën, Atletico fitoi 6:0 në Pragë.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Spartën luajtën Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi e Qazim Laçi. Në minutën e 60-të u inkuadrua edhe Indrit Tuci.
Por skuadra e Diego Simeones ishte në top formë.
Julian Alavarez (15’ 59’), Angel Correa (85’ 89’), Marcos Llorente (43’) dhe Antoine Griezmann (70’) shënuan golat për Los Colchoneros.
Me fitore Atletico pozicionohet në vendin e nëntë me po aq pikë.
Sparta ka katër pikë në vendin e 28-të.