Futboll

Atalanta përfundon në vendin e katërt në Serie A

Atalanta

Fitorja e Atalantas në udhëtim te Fiorentina në ndeshjen e fundit të kampanjës së Serie A të Italisë, do të thotë se “La Dea” përfundon në vendin e katërt, prapa Interit, Milanit dhe Juventusit.

Atalanta e pati shansin ta përfundojë kampionatin 2023/24 në vendin e tretë, por i duhej fitorja kundër Fiorentinas.

Por, Fiorentina në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të të Serie A, fitoi të dielën me rezultatin 3:2.

Për mysafirët, dy gola i shënoi Andrea Belotti dhe një tjetër u realizua nga Nicolas Gonzalez.

Ndërkohë për fituesen e Ligës së Evropës shënuan Ademola Lookman dhe Giorgio Scalvini.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti tek Atalanta nga minuta e 75-të te vendësit.

Në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër janë kualifikuar Interi, Milani, Juventusi, Atalanta dhe Bologna.

Roma dhe Lazio do të luajnë në Ligën e Evropës, kurse Fiorentina do të luajë në Ligën e Konferencës për edicionin e tretë rresht.

Kampioni i edicionit të kaluar, Napoli, ka mbetur pa garë evropiane për edicionin tjetër.

Ndërkohë, Frosinone, Sassuolo dhe Salernitana, do të garojnë në Serie B.