Futboll

Atalanta fiton thellë në Kupë, avancon tutje

atalanta

Atalanta ka shënuar tjetër fitore të thellë. 

Të mërkurën mbrëma e mposhti Cesenan 6:1 dhe ka avancuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Më 5 shkurt, Atalanta luan në udhëtim te Bologna në çerekfinale të garës. 

Në pjesën e parë, skuadra ku luan Berat Gjimshiti, i shënoi katër gola. 

Davide Zappacosta, Charles De Ketelaere me dy gola dhe Lazar Samargjiq, realizuan për 4:0 në pjesën e parë. 

Marco Brescianini dhe Samargjiq shënuan për 6:0 në pjesën e dytë. 

Golin e vetëm për Cesenan në minutën e 90-të e shënoi Joseph Ceesay. Cesena luan në kategorinë e dytë të futbollit italian. 

Gjimshiti luajti deri në minutën e 64-t te vendësit.