Futboll

Atalanta fiton ndaj Shakhtarit, por e humb Gjimshitin

Berat Gjimshiti

(E përditësuar) - Atalanta ka shënuar fitore 3:0 në udhëtim te Shakhtar Donetsku të mërkurën mbrëma në “Veltins Arena” të Gelsenkirchenit. 

Atalanta e fitoi ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës së Championsit, por e humbi Berat Gjimshitin, që shënoi për 1:0 në minutën e 21-të. 

Për qendërmbrojtësin dhe kapitenin e Shqipërisë, Gjimshitin, ishte goli i parë në Ligën e Kampionëve në 21 ndeshje të luajtura. 

31-vjeçari nuk u rikthye në fushë pas pushimit, shkaku i lëndimit në ijë. 

Kështu të paktën është raportuar në mediat italiane. 

Golin për 2:0 e shënoi Ademola Lookman në minutën e 44-t. 

Mbrojtësi Raoul Bellanova e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Atalanta ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Shakhtari e ka një pikë.


Gjimshiti shënon gol, 2:0 për Atalantan pas pjesës së parë

Atalanta ka shkuar në pushim me epërsi të dy golave në duelin ndaj Shakhtarit. 

Në “Veltins Arena” të Gelsenkirchenit, Atalanta është duke fituar 2:0, ndërsa golin e parë e ka shënuar qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.  

Gjimshiti realizoi nga afërsia në minutën e 21-të. 

Një minutë pa u mbyllur pjesa e parë shënoi edhe Ademola Lookman. 

Për shkak të luftës në Ukrainë, Shakhtari ndeshjet si mysafir i zhvillon jashtë vendit.


Gjimshiti shënon gol në Champions

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka shënuar golin e epërsisë për Atalantan në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. 

Gjimshiti shënoi gol në minutën e 21-të për epërsinë 1:0 të Atalantas në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetskut.