Aston Villa u befasua në ndeshjen e parë duke u mposhtur me rezultatin 4:2 në shtëpi nga Olympiacosi.
Ndeshja e javës së kaluar ishte gjysmëfinalja e parë e Ligës së Konferencës.
Dueli kthyese luhet në Greqi dhe nis në orën 21:00.
Ekipi që avancon në finale do të ballafaqohet me Fiorentinan italiane.
Disavantazhi prej dy golash do të jetë e vështirë për t’u shkrirë në ndeshjen kthyese dhe skuadrës së Premier Leagues angleze do t’i duhet mrekullia.
Humbja 4:2 të enjten e kaluar ishte e para e Aston Villas në edicionin aktual në Evropë.
Skuadra greke e kërkon finalen e parë evropiane. Nga skuadrat greke në të kaluarën, një të arritur të tillë e ka pasur vetëm Panathinaikosi në edicionin 1970/71 në Kupën Evropiane, por ishte mposhtur nga Ajaxi, 2:0.
Ndërkohë në Kupën Evropiane, Aston Villa ishte mposhtur në finale nga Bayern Munichu 1:0, në edicionin 1981/82.
Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të luajë kundër Fiorentinas në finalen e 29 majit në Athinë.