Futboll

Aston Villa synon ta ruajë epërsinë e ndeshjes së parë

Aston Villa

Aston Villa synon që ta ruajë epërsinë e ndeshjes së parë ndaj Lillet.

Aston Villa në Angli fitoi 2:1, ndërsa të enjten do ta luajë ndeshjen e kthimit në Francë. Është ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Konferencës.

Lille – Aston Villa nis në orën 18:45, ndërsa në këtë orar luhet edhe dueli tjetër, Fiorentina – Viktoria Plzen.

Fiorentina e Plzeni barazuan pa gola në duelin e parë.

Nga ora 21:00 luajnë Fenerbahçe – Olympiacos dhe PAOK – Club Brugge.

Olympiacosi në ndeshjen e parë fitoi 3:2, kurse Club Brugge fitoi 1:0.

Aston Villa është në formë të mirë edhe në Premier League.

Të dielën fitoi 2:0 ndaj Arsenalit, duke e ndalur në garën për titull kampioni skuadrën e “revolveristëve”, teksa vetë po e synon top-katërshen, që siguron garat e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Lille nga ana tjetër po ashtu zë vendin e katërt në Ligue 1 të Francës dhe po kalon formë të mirë nën drejtimin e trajnerit Paulo Fonseca.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave ka qenë në “Intertoto Cup” në vitin 2002.

Lille kishte barazuar 1:1 në shtëpi, ndërsa ndeshja në “Villa Park” ishte mbyllur 2:0 në të mirë të Lillet.

Ollie Watkins mbetet lojtari më i rrezikshëm për francezët, pasi ka shënuar katër gola në pesë paraqitjet e fundit në Ligën e Konferencës.