Futboll

Aston Villa e Liverpooli barazojnë në ndeshjen dramatike

Lojtarë të Liverpoolit

Aston Villa dhe Liverpooli kanë barazuar të hënën mbrëma në ndeshjen dramatike të xhiros së 37-të që u mbyll 3:3. 

Me pikën e fituar, Aston Villa ka bërë hap tjetër para për të siguruar garën elitare evropiane, për herë të parë mbi katër dekada. 

Për herë të fundit në elitën e futbollit italian kishte luajtur në edicionin 1982/83. 

Portieri Emiliano Martinez shënoi autogol në minutën e dytë për epërsinë e Liverpoolit. 

Youri Tielemans i barazoi shifrat në minutën e 12-të, kurse Cody Gakpo kaloi sërish në epërsi “të kuqtë”. 
Jarrell Quansah në minutën e 48-të shënoi për 3:1. 

Sfida u bë dramatike dhe u barazua me golat e Jhon Duran, në minutën e 85-të dhe të 88-të. 

Liverpooli e ka siguruar vendin e tretë dhe ka 79 pikë, kurse Aston Villa ka 68 pikë. 

Në rast se Tottenhami mposhtet nga Manchester City në ndeshjen e mbetur, Aston Villa avancon në Champions.