Skuadra e Premier Leagues angleze, Aston Villa, është befasuar në shtëpi nga Olympiacosi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.
Olympiacosi fitoi me rezultatin 4:2.
Marokeni Ayoub El Kaabi që shënoi “hat-trick”, i shënoi dy gola në pjesën e parë për mysafirët, në minutën e 16-të dhe të 29-të.
Ollie Watkins e ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Moussa Diaby i vendësve i barazoi shifrat në minutën e 52-të, por më pas, grekët realizuan edhe dy herë.
El Kaabi shënoi për 3:1 në minutën e 56-të, kurse Santiago Hezze, në minutën e 67-të, e vendosi rezultatin final të ndeshjes.
Douglas Luiz i Aston Villas e humbi penalltinë në minutën e 84-t, ndërsa tani do të ketë punë të vështirë për të avancuar në finale.
Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Greqi.