Futboll

Asllani shënon dy gola në fitoren e Elversbergut

Asllani shënon dy gola në fitoren e Elversbergut

Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje të mira me skuadrën gjermane, Elversberg.

Asllani të shtunën ka realizuar dy gola në fitoren 4:0 të Elversbergut ndaj Darmstadtit. Ndeshja i takoi xhiros së katërt të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

Asllani e realizoi golin e dytë dhe të tretë të Elversbergut në minutën e 20-të dhe 59-të. Ai e kompletoi ndeshjen. 

22-vjeçari ka katër gola të realizuar në po aq ndeshje të zhvilluara. Ka kontribuar edhe me një asistim. Së fundmi, Asllani është ftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.