Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, ka realizuar gol nga rivënia këndore në ndeshjen ndaj Udineses në Kupën e Italisë.
Ai realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë për 2:0.
Harkimi i tij nuk u prek nga askush e i shtangur mbeti portieri i ekipit kundërshtar teksa pa topin të hynte në gol.
Fituesi i këtij dueli do të përballet me Lazion në çerekfinale.