Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, pritet të luajë startues të shtunën në ndeshjen ndërmjet Interit dhe Hellas Veronas. Kështu ka raportuar të hënën “One Football”.
Për Asllanin kjo do të ishte ndeshja e dytë që starton këtë edicion në Serie A.
Reprezentuesi i Shqipërisë pritet ta zëvendësojë mesfushorin Hakan Çalhanoglu.
Çalhanoglu kishte probleme fizike në barazimin pa gola të Turqisë ndaj Uellsit të shtunën. Ai është në dyshim për ndeshjen ndaj Veronas dhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pritet të startojë me Asllanin.
22-vjeçari Asllani këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur vetëm 181 minuta.