Futboll

Asllani mund të jetë titullar ndaj Juventusit

Kristjan Asllani

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, është i gatshëm që ta zëvendësojë Hakan Calhanoglun për kryendeshjen e fundjavës në Serie A ndaj Juventusit.

Futbollisti që përfaqëson Shqipërinë nuk luajti në dy duelet e kaluara ndaj Young Boysit dhe Romës për shkak të lëndimit muskulor.

Por, “Tuttosport” ka njoftuar të enjten se ai e ka kaluar këtë lëndim dhe është i gatshëm për lojë.

Asllani luajti në dy ndeshjet e muajit tetor për Shqipërinë, në humbjen nga Republika e Çekisë dhe në fitoren 1:0 ndaj Gjeorgjisë. Ndaj gjeorgjianëve, golin e fitores e shënoi pikërisht 22-vjeçari.

Asllani ka gjashtë paraqitje me Interin në edicionin aktual në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.