Futboll

Asllani kalon lëndimin, kuqezinjtë të enjten udhëtojnë për në Pragë

Kristjan Asllani

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes me Çekinë, që i takon Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Sipas njoftimti të FSHF-së, të gjithë lojtarët ishin të gatshëm. Është njoftuar që Kristjan Asllani ka lënë prapa problemet muskulore dhe ka stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Gjatë stërvitjes me kuqezinjtë është bashkuar Indrit Tuci që u ftua pas lëndimit të Myrto Uzunit.

Të enjten  paradite, Shqipëria e ka stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”  në Tiranë. Më pas ekipi niset për në Pragë.

Ndeshja Çeki – Shqipëri zhvillohet të premten prej orës 20:45.