Futboll

Asllani flet për golin dhe mungesën e gjatë

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani shënoi golin për 2:1 kundër Altachut të premten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 29-të të kampionatit austriak.

Skuadra e sulmuesit të Kosovës, Austria Vienna, megjithatë, barazoi në fund 2:2.

Për Asllanin, ky gol ka qenë shumë i rëndësishëm pasi është kthyer nga lëndimi i tendinës së Akilit, që e la atë jashtë fushës për tre muaj. Dhe për këtë është ndarë shumë i kënaqur.

Asllani ishte inkuadruar në minutën e 78-të, ndërsa shënoi në minutën e 85-të me kokë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur, krenar dhe mirënjohës, sepse kam punuar shumë për këtë moment në tre muajt e fundit. Shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë Asllani pas ndeshjes.

Goli i tij me kokë ishte shumë i bukur, por Asllani nuk e kishte menduar të gjuajë menjëherë.

Por, vendimin e mori pasi topi i gjatë nga bashkëlojtari, Lucas Galvao, ishte shumë i lartë.

“Vendosa që ta dërgojë topin aty dhe funksionoi”, ka thënë 21-vjeçari që ka shënuar pesë gola e një asistim në edicionin aktual, në 16-të ndeshjet e të gjitha garave.