Futboll

Asllani ende pa vendim për të ardhmen

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e saj. Është në përfundim të kontratës me Milanin, ndërsa nuk ka marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

“Asllani është duke shikuar se çfarë ndryshimesh do të bëhen në stafin drejtues pas përfundimit të sezonit”, shkruan “Fotboll Direkt”.  Siç shkruan sajti suedez, për Asllanin kanë shprehur interesim dy skuadra elitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, San Diego Wave dhe Kansas City Current.

“Mbetet për t’u parë nëse 34-vjeçarja do të qëndroj në Milano apo do të paraqitet në ndonjë në Amerikën e Veriut. Asllani është e hapur të paraqitet edhe për klubet e mëdha të Allsvenskan të Suedisë”, shkruan tutje sajti suedez.

Asllani pjesë e Milanit është prej vitit 2022. Më herët ka luajtur edhe për Real Madridin, Manchester Cityn, Paris Saint-Germainin, Chicago Red Starsin dhe për klube në Suedi.

Ajo vlerësohet legjendë në Suedi. Me fanellën e Suedisë ka luajtur 176 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola.