Futboll

Asllani e Suedia shkatërrojnë Serbinë, 6:0

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani ka udhëhequr si kapitene Suedinë drejt një fitoreje të shkëlqyer.

Të martën mbrëma në Stokholm, përfaqësuesja e Suedisë në futboll fitoi me rezultat të thellë, 6:0, ndaj Serbisë. Suedia e mposhti Serbinë edhe më 28 nëntor në Leskovc. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 8:0, Suedia u kualifikua në Evropianin e vitit 2025.

Ndeshjet e Suedisë me Serbinë i takuan fazës së dytë, përkatësisht të fundit të plejofit.

Asllani të martën kontribuoi aq sa i duhej Suedisë. Shënoi për 2:0 në minutën e 19-të. Në minutën e 58-të la fushën në mënyrë që edhe lojtare të tjera të shijonin fitoren e thellë.

Filippa Angeldal e shënoi golin e parë për Suedinë.

Stina Blackstenius i shënoi dy gola në pjesën e parë, që përfundoi 4:0.Hanna Bennison shënoi për 5:0. Në aksionin që solli golin e pestë ishte e përfshirë edhe Kosovarja. Për 6:0 shënoi Anna Anvegard.

Suedia, ashtu si pritej, e kaloi lehtë Serbinë për të bërë vend në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Lexo përditësimet tjera
Kosovare Asllani

Asllani shënon gol ndaj Serbisë

Futbollistja Kosovare Asllani ka shënuar gol ndaj Serbisë.Asllani është kapitene e Suedisë, që po udhëheq 3:0...