Futboll

Asllani e mërzitur që nuk siguroi direkt Evropianin me Suedinë

Kosovare Asllani

Suedia duhej të fitonte për të siguruar direkt biletën për Evropianin e vitit të ardhshëm. Por barazimi pa gola ndaj Anglisë ia pamundësoi Suedisë kualifikimin direkt në Evropian.

I duhet ta fitoj plejofin për t’u paraqitur në Evropianin që mbahet në Zvicër vitin e ardhshëm.

Suedia përfundoi e treta në Grupin 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

“Ishte e qartë se ata ishin të kënaqura me barazimin pa gola që në fillim. Ne u përpoqëm të shënonim”, thotë Kosovare Asllani pas ndeshjes për “Sportbladet”.

Kalimin direkt nga grupi i Suedisë e siguruan Franca dhe Anglia. Më 19 korrik tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e plejofit.