Mesfushori Besfort Zeneli ka asistuar për skuadrën e Elfsborgut. Por asistimi i Zenelit nuk i mjaftoi Elfsborgut që u mposht të shtunën nga Hackeni me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi javës së 27-të të kampionatit suedez.
Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa asistimin e bëri te goli i vetëm i Elfsborgut që e shënoi Per Frick në minutën e 78-të.
Vëllai i Besfortit, Arbër Zeneli e kompletoi ndeshjen.
Për Besfortin ky ishte asistimi i tretë këtë edicion. Ka edhe një gol të shënuar.
Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit, Elfsborgu ka zbritur në vendin e shtatë me 41 pikë, gjashtë më pak se vendi i tretë që çon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Hackeni është i pesti me 42 pikë.
Per Frick! Elfsborg reducerar till 2-1 hemma mot BK Häcken 🟡⚫️
— Sports on Max 🇸🇪 (@sportsonmaxse) October 19, 2024
📲 Se matchen på Max pic.twitter.com/aVKMWUhgsb