Futboll

Asistimi i dytë për Berishën në Bundesligën austriake

Valon Berisha

Valon Berisha ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në Bundesligën austriake në edicionin aktual, por ka regjistruar dy asistime. 

Asistimi i dytë erdhi të dielën kur LASK-u u mposht në udhëtim tek Austria Vjena me rezultatin 2:1. 
Berisha në minutën e 19-të e kuptoi mirë pasimin e mbrojtësit kundërshtar, dhe më pas asistoi për kroatin Marin Ljubiçiq. 

Por skuadra e mesfushorit të Kosovës pranoi një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën, për ta humbur ndeshjen e xhiros së katërt. 

Berisha luajti deri në minutën e 72-të për LASK-un që ka vetëm tri pikë në katër ndeshje në edicionin e ri dhe zë vendin e dhjetë.