Futboll

Asistim i bukur i Ramadanit në barazimin e Lecces

Ylber Ramadani

(Përditësim 22:44) - Mesfushori Ylber Ramadani ka bërë asistim mjeshtëror në barazimin 2:2 të Lecces ndaj Parmas. Ndeshja e së shtunës mbrëma ishte e vlefshme për xhiron e pestë të Serie A. Dhe ishte shumë interesante. 

Në minutën e 32-të, Ramadani pasoi bukur për Patrick Dorgu që shënoi për 1:0.

Në minutën e 47-të Lecce mbeti me një lojtar më pak në fushë, por Parma po ashtu mbeti me një lojtar më pak në minutën e 57-të.

Gol tjetër Lecce shënoi në minutën e 59-të. Nikola Krstoviq ishte realizator për 2:0. 

Parma realizoi fare në fund  dy gola për pikën e madhe. Në minutën e 93-të shënoi Pontus Almqvist për 2:1. Antoine Hainaut shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 95-të. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ramadani, luajti deri në minutën e 75-të.


Ramadani me pasim mjeshtëror, Lecce në epërsi

Ylber Ramadani ka bërë pasim mjeshtëror për epërsinë e Lecces ndaj Parmas.

Mesfushori kosovar asistoi në minutën e 32-të për Patrick Dorgu që shënoi për 1:0.

Ndeshja është ende duke u zhvilluar.