Futboll

Asensio humb dy penallti, por Villa fiton

Marco ASensio

Foto: Associated Press

Sulmuesi spanjoll, Marco Asensio, i ka humbur dy penallti të shtunën në fitoren e Aston Villas.

Villa e ka lënë prapa disfatën që e pësoi nga Paris Saint-Germaini të mërkurën në çerekfinalen e parë të “Championsit”.

Villa të shtunën e mposhti Southamptonin bindshëm 3:0 në udhëtim, skuadrën që tashmë ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të Premier Leagues.

Fillimisht Asensio penalltinë e parë e humbi në minutën e 69-të.

Ndërkohë dështoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 94-t.

Golat për Villan i realizuan Ollie Watkins, Donyell Malen dhe John McGinn. 

Aston Villa ka 54 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Southamptoni i fundit ka vetëm dhjetë pikë.